
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orët e para të ditës së sotme.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundja ka ndodhur në orën 05:21 të mëngjesit të sotëm në thellësi 30 km dhe me magnitudë 2.6 ballë.
Epiqendra ka qenë sërish Gjiri i Lalzit. Prej ditësh, aktiviteti sizmik në zonën në fjalë është i lartë.
Disa lëkundje kanë pasuar tërmetin e 4 korrikut, me magnitudë 5.2 ballë që u ndie në disa qytete të vendit.



