
“Ukraina rilindi kur Rusia pushtoi gjashtë muaj më pare”, tha sot Presidenti Volodymyr Zelenskiy, teksa u shënua 31-vjetori i pavarësisë së vendit të tij nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Pas ditësh paralajmërimesh se Moska mund të përdorë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës për të kryer më shumë sulme me raketa në qytetet kryesore, qyteti i dytë më i madh Kharkiv ishte nën shtetrrethim pas muajsh bombardimesh.
Përvjetori vjen pikërisht 6 muaj pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë. Festimet e së mërkurës u anuluan, por shumë njerëz e shënuan këtë ditë duke u veshur me kostumet kombëtare.
Në një fjalim emocionues për bashkatdhetarët e tij, Zelenskiy tha se sulmi i Rusisë kishte ringjallur shpirtin e kombit.
"Një komb i ri u shfaq në botë më 24 shkurt në 4 të mëngjesit. Ai nuk lindi, por rilindi. Një komb që nuk qau, nuk bërtiti dhe nuk u tremb. Një që nuk iku, nuk u dorëzua. Dhe nuk harroi”, tha ai.



