“Me Trump lufta do përfundojë më shpejt”/ Presidenti i Ukrainës kritikon Scholz për telefonatën me Putin

“Me Trump lufta do përfundojë më shpejt”/ Presidenti i Ukrainës kritikon Scholz për telefonatën me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tashmë e pranon zyrtarisht se lufta e nisur nga Rusia do të përfundojë më shpejt me Donald Trump në presidencën amerikane. Lideri i Kievit konfirmoi në një intervistë për median ukrainase, Suspilnese se kishte pasur një bisedë të mirë telefonike me Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale, por nuk përmendi ndonjë kërkesë të shtuar nga republikani për bisedime të mundshme me Rusinë. Zelensky shtoi se Ukraina do të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, por përmes mënyrave diplomatike.

Kjo është qasja e ekipit të ri që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë dhe premtimi që i kanë dhënë qytetarëve të tyre. E ardhmja për Ukrainën është padyshim të jetë një pjesë e fortë e botës globale, të jetë në pozitë të barabartë me të gjitha vendet udhëheqëse, të jetë në Bashkimin Europian dhe NATO, pasi është e drejtë të jemi anëtarë aty. Ne, ukrainasit, së bashku me partnerët tanë, duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që lufta të përfundojë pavarësisht se çfarë dëshiron Putin. Ne të gjithë duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që Rusia të detyrohet për paqe.

Zelensky shtoi se nëse shkohet përpara me planin e tij të fitores, lufta e nisur nga Rusia përfundon jo më vonë se viti i ardhshëm. Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se dëshiron të negociojë vetëm për kapitullimin e Ukrainës dhe se në tryezë nuk do të pranojë asgjë.  Ndërkohë Zelensky ka kritikuar telefonatën midis kancelarit gjerman.

Kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të dobësojë izolimin e tij, izolimin e Rusisë dhe të ketë negociata normale.

Biseda e së premtes mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit Vladimir Putinin është e para në dy vite. Ajo vjen ndërsa udhëheqësi gjerman përgatitet për zgjedhje të parakohshme dhe Evropa pret të dëgjojë planin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë .

Gjatë bisedës telefonike, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të fillojë bisedimet me Kievin që do të hapte rrugën për një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy