
Rrjedhja e të dhënave është për ekspertin e IT-së dhe sipërmarrësin Endri Meksi një episod që nge pikëpyetje të mëdha mbi procesin e digjitalizimit në vend. Në studion e emisionit “Arnautistan”, Meksi tha se përtej kësaj, dëmi në edhe strukturën shoqërore të vendit.
Ka njerëz që do t’u bëjë dëme. Nuk ka askush asnjë të drejtë, është një fenomen që do të bëjë dëme. Është në përgjithësi edhe për tregun edhe për databazat. Tek ne digjitalizimi ka 12-13 vjet, ka një thyerje besimi për këtë proces. Ka ndoshta një nxitim të tepërt për të bërë kapjen e autorëve. Por mund të them se bën dëm në strukturën shoqërore, përtej ekonomisë.
Meksi tha se duhet një hetim i thelluar për të nxjerrë përgjegjësit e vërtetë të rrjedhjes së të dhënave.
Fajtor është fjalë e madhe. Do të thotë të analizosh aspektin ligjor dhe teknik. Në shtyp ka një garë kujt t’ia vëmë fajin. Kjo çështje ka nevojë të saktësohet. Edhe nëse ka elementë të politikës të implikuar, duhet trajtuar në mënyrë të tillë që të mos i bëjnë më.
Sipas Meksit, rrjedhja e të dhënave nuk ka qenë diçka aksidentale.
Duket një punë jo e tillë. Unë them se është rrjedhje me dashje. Që të shkosh te autoriteti, do shkosh te disa databaza. Ne kemi një ligj të 2010 që trajton databazat shtetërore. Ka disa lojtarë në një databazë të caktuar. Prandaj duhet një hetim i plotë. Teknikisht nëse ke aksesin e duhur, është e lehtë. Mund të jetë prodhuar në një ambient pune real. Nëse është prodhuar nga x njerëz për nevoja të punës, nuk heq përgjegjësinë për mënyrën si ka ndodhur. Në botë ka shifra të frikshme për vjedhjen e të dhënave.



