Emri/ I vuri zjarrin një stalle bagëtish në Golem, arrestohet 25-vjeçari 

Emri/ I vuri zjarrin një stalle bagëtish në Golem, arrestohet 25-vjeçari 

Një i ri nga Golemi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se për motive të dobëta i ka vendosur flakën një stalle bagëtish.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi shtetasin Edison Ajazi, 25 vjeç, banues në Golem.    

Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta.

Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy