Këngëtarja 61-vjeçare e muzikës pop foli në një video në Instagram të enjten, për atë që ajo e quan “Ditarin e karantinës”.
Madonna ka zbuluar se nuk i druhet aspak pandemisë së koronavirusit pasi ka krijuar antitrupa ndaj virusit, pas një testi të fundit që ka realizuar.
“Një ditë bëra një test. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, unë thjesht do të shkoj për një xhiro të gjatë me makinë dhe do të hap xhamin dhe do të marr frymë në ajrin COVID-19”.
Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është përballur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka pasur ndonjë simptomë.



