
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.
Ai dorëzoi mandatin e deputetit ditën e djeshme, duke i hapur rrugën organeve të drejtësisë, teksa deklaroi se do ta provonte pafajësinë e tij para gjykatës.
Paraditen e sotme ndërkaq ai u shoqërua nga shtëpia në polici.



