
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaron se i është kërkuar KFOR-it mbyllja e hapësirës ajrore për Rusinë.
Kosova shumë shpejtë dhe qartë është pozicionuar në krah të botës demokratike dhe botës së lirë. Jo vetëm sa i përket luftës, por jemi rreshtuar duke iu bashkangjitur sanksioneve ekonomike, si të atyre të BE-së, ashtu edhe të SHBA-së”
Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë. Komandanti i KFOR-it ka thënë se KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht”



