
Gjykata e Strasburgut ka pranuar padinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha kundër vendimit të SPAK për masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’.
Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut ka vendosur ta kalojë çështjen me përparësi, për vetë rëndësinë që paraqet kjo çështje për demokracinë dhe lirinë e të drejtave të njeriut, vlerëson avokati Franc Nuri.
Në një komunikim për “MCN live”, Nuri, konsideron se ky është një vendim mjaft pozitiv edhe për faktin se nga 90% të akteve të depozituara atje nuk merren parasysh, teksa këtë vendim Gjykata e Strasburgut do ta trajtojë më përparësi.
Kjo do të thotë se është një vendim pozitiv për liderin e PD dhe të opozitës, Sali Berisha, sepse kjo tregon se çështja e tij në Gjykatën e Strasburgut ka kaluar filtrin e parë më të rëndësishëm, atë të besueshmërisë në formë dhe përmbajtje të kërkesës.
Sepse një pjesë e mirë e kërkesave që depozituara në Gjykatën e Strasburgut, nga të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës, rrezohen që në fillim mbi 90% të rasteve nuk hyjnë fare në shqyrtim në themel nga Gjykata sepse nuk përmbushin kriteret formal të nevojshëm dhe të domosdoshëm.
Kërkesa e z.Berisha i ka plotësuar të gjitha këto kërkesa e kanë kaluar testin e parë dhe filtrin e parë të Strasburgut dhe në këtë formë është vendosur me përparësi për tu gjykuar në këtë gjykatë. Edhe kjo është një filtër dhe një element mjaft i rëndësishme sepse jo të gjitha çështjet gjykohen me përparësi.
Për avokatin Nuri, çështja do të merret shumë shpejt në shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut për faktin se ka element të shkeljes së te drejtave të njeriut.
Pra, çështje pilot prioritete nga gjykata që do të thotë se do të gjykohet me përparësi dhe në një kohë mjaft të shpejt për shkak të shkeljeve eventual të të drejtave të njeriut, relativisht të renda që janë paraqitur aty nga mbrojta e z.Berisha, por edhe nga vetë personaliteti i tij sepse nuk është qytet i thjeshta, ka qene ish-president, ish-kryeministër, është lideri i opozitës dhe deputet.
Në Strasburg kërkohen element të procedurave të shkeljes së të drejtave të njeriut por edhe kërkohen dhe shkeljet e procedurës ligjor.
Ndaj avokatëve është kërkuar të dëshmojnë se ka pasur një proces te parregullt ligjor që është kryera nga ana e SPAK dhe GJKKO, sa i takon caktimit të masës me arrest me shtëpi, bllokimi i daljes jashtë shtetit dhe mbajtje në banesë.



