Shqiptarët, e as të huajt nuk u trembën në kohën e koronavirusit të udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë

Shqiptarët, e as të huajt nuk u trembën në kohën e koronavirusit të udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë

Pavarësisht nga fakti se bota po kërcënohej çdo ditë e më shumë nga virusi Covid-19, Instituti Shqiptar i Statistikave ka zbuluar se gjatë dy muajve të parë të vitit, si të huajt, ashtu edhe shqiptarët, nuk janë frikësuar se çfarë po ndodhte rreth e rrotull, por kanë lëvizur sa kanë mundur nga Shqipëria dhe drejt saj.

Ndërsa, virusi ishte përhapur në 9 rajone në Itali, duke filluar Lombardi, Veneto, Emilia Romanja, Piemonte, Lacio, Siçili, Toskanë, Liguria dhe Alto Adixhe. Shqiptarët, por as italianët nuk i janë frikësuar, ndoshta edhe nga mungesa e informacionit në lidhje me të, duke vazhduar udhëtimet e tyre si nga dhe drejt Shqipërisë.

INSTAT, tregon se në dy muajt e parë të 2020-ës, në vendin tonë kanë hyrë 7.6 përqind më shumë shtetas italianë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, e përkthyer në shifra, gjatë këtyre dy muajve kanë hyrë 39 mijë e 476 shtetas italianë.  

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 40,4 përqind ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 7,2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Të huajt në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe, kanë ardhur për pushime, arsye personale dhe biznesi. Ajo që bie më shumë në sy, nga të dhënat e publikuara, është se ardhja e shtetasve të huaj për arsye fetare, rezulton me një ulje prej 50 përqind./TVT.al/ 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy