Gjykata pushon hetimet për avokatin Gjergj Neli

Gjykata pushon hetimet për avokatin Gjergj Neli

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të avokatit Gjergj Neli, ndaj të cilit u ngrit akuza e “Goditja për shkak të detyrës”, pasi në muajin tetor të vitit 2020 u përfshi në një konflikt me një efektiv policie në Lezhë.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili pasi është njohur me dosjen hetimore ka dalë në konfuzionin se nuk ka element të veprës penale për të cilat pretendon organi i akuzës.

Më herët edhe Gjykata e shkallës se parë në Lezhë vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për të kaluar për gjykim çështjen me të njëjtin argument, por që vendimi u apelua nga organi i akuzës.

Avokati i njohur Gjergj Neli u arrestua nga policia në muajin tetor të vitit 2020, pasi bashkë me bashkëshorten e tij avokate, u konfliktuan me një qytetar dhe efektivët e policisë, por pas 48 orësh gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe ai u hetua më gjendje të lirë.

Konflikti mes çiftit të avokatëve dhe qytetarit ndodhi pas vendosjes së dy stolave në ambientet e jashtme të zyrës se tyre, si masë parandaluese për mospërhapjen e Covid-19 dhe në lidhje me rastin ndërhyri policia, por edhe blutë u përfshinë në konflikt me avokatet, të cilët pas ngjarjes e akuzuan dhe kallëzuan penalisht njërin nga efektivët e policisë për dhunë të ushtruar ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy