Hoxha: Nuk kemi mosbindje civile, selitë e partive nuk janë sulmuar as në vite të vështira si 97'-ta

Hoxha: Nuk kemi mosbindje civile, selitë e partive nuk janë sulmuar as në vite të vështira si 97'-ta

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar përpjekjen e protestueseve për të djegur selinë e PS, duke hedhur molotovë.

Hoxha tha se ky akt i shërben Edi Ramës dhe se ai do t'i "kishte paguar me flori" protestuesit për ta bërë këtë akt.  Ai shtoi se selitë e partive nuk janë sulmuar as në vite të vështira si 97'-ta.

Për fat të mirë dhe të keq,  më ka rastisur të ndjek të gjithë protestat e mëdha përfshirë edhe ngjarjet e 96, 97 dhe 97. Për 21 Janarin sapo isha në SPAK. E kishim zotin Noka këtu, i thashë mos e ngrini pritshmërinë kaq larg sepse pas protestës vjen zhgënjim i madh.

Opozita është në të drejtën e vet të protestojë, ndihet gjithë kohën nën agresion nga pushteti dhe agjencitë që akuzohet se janë vënë nën kontrollin e pushtetit. I thashë zotit Noka pse e ndryshuat datën nga e dielë kaloi në të hënë.

Zakonisht protestat në orët e mbrëmjes, nuk kanë masivitet dhe synojnë disa incidente që vlejnë më tepër për imazh sesa për një efekt apo rezultat të vërtetë. Në zhvillimet e sotme binte në sy një grup me mosha të reja, me kapuç dhe maska covid, për t’ju ruajtur sistemit të kamerave të policisë.

Rama duhet ti paguante me flori për të sulmuar selinë e Partisë Socialiste. As në 97 nuk janë sulmuar selitë e partive. Të gjitha gjërat i kishte bërë Luli. As socialistët nuk e kanë prekur PD dhe as PD nuk ka prekur selinë e PS më parë.

I vetmi institucion i lënë zbuluar ishte PS, sepse nuk ishte llogaritur që mund të sulmohej PS. Unë sot doja të protestoja vetë atje, por me këtë mesazh aty dhe këtë formë ka diçka që nuk shkon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy