Ish prokurorët dhe avokatet thonë se përdorimi i aplikacioneve të reja apo rrjeteve sociale ka ulur ndjeshëm efektshmërinë e përgjimeve, ndërsa bëhet e ditur se përgjatë vitit 2023 janë përgjuar mbi 2400 persona.

Nuk kanë munguar as rastet ku ka rezultuar se është abuzuar me përgjimet, dhe autorët e dyshuar kanë fituar pafajësi.



