Wikiliks, tradhti ndaj SHBA-së apo liri shtypi? Asanzh përball gjyqtarëve britanikë për ekstradimin

Wikiliks, tradhti ndaj SHBA-së apo liri shtypi? Asanzh përball gjyqtarëve britanikë për ekstradimin

Themeluesi i Wikiliks, Zhulien Asanzh do të përballet me gjyqtarët britanikë për dy ditë me radhë ku do të argumentojë pse nuk duhet të ekstradohet në Amerikë.

Në SHBA pritet të gjykohet për spiunazh dhe dënimi mund të jetë i madh. Qindra protestues nga shumë organizata të medias dhe të të drejtave të njeriut janë mbledhur jashtë gjykatës dhe kërkojnë mosekstradimin e tij.

Asanzh akuzohet për nxjerrjen në publik të dokumenteve të klasifikuara ushtarake në vitin 2010 dhe 2011. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërsa ekipi ligjor thotë se do të shkojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nëse shkallët gjyqësore në Mbretërinë e Bashkuar vendosin ta ekstradojnë.

Gruaja e tij, Stela, thotë se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

‘Akuzat ndaj tij, nëse dënohet, shkojnë deri në 175 vjet.  Por, rreziku i vërtetë, është se shëndeti i tij është në rënie, fizikisht dhe mendërisht. Jeta e tij është në rrezik çdo ditë që qëndron në burg dhe nëse ekstradohet, ai do të vdesë.

Prokurorët amerikanë thonë se Asanzh komplotoi me analisten e inteligjencës amerikane Çelsa Maning për të hakuar serverët e Pentagonit ku mori shumë dokumente sekrete dhe i publikoi.

Dosjet, të publikuara gjerësisht në mediat perëndimore, zbuluan prova të asaj që shumë i konsiderojnë si krime lufte të kryera nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.

‘Ky është rasti i parë në të cilin qeveria amerikane është mbështetur në Aktin e spiunazhit të vitit 1917 si bazë për ndjekjen penale të një botuesi. Një ndjekje penale e suksesshme e Asanzhit në bazë të kësaj aktakuze do të kriminalizonte një pjesë të madhe të gazetarisë investigative që është absolutisht thelbësore për demokracinë.

Administrata Obama, në atë kohë në pushtet, nuk ngriti akuza ndaj Asanzh. Ndjekja penale erdhi nga administrata e Donald Trampit, tetë vjet më vonë. Për prokurorët amerikanë ai nuk ishte thjesht botues apo marrës i informacionit, por vuri në rrezik burimet e inteligjencës amerikane.
Asanzh ka kaluar tashmë shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kërkoi azil, dhe që nga viti 2019 ndodhet në burgun Belmarsh të sigurisë së lartë të Londrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy