
Korça është zbardhur nga bora mëngjesin e sotëm. Temperaturat janë ulur nën zero, ndërsa dëbora ka zbardhur qytetin, por edhe zonat përreth. Në qytetin e Korçës, trashësia e dëborës shkon deri në 5 centimetër, ndërsa në zonat malore deri në 20.
Për shkak të borës, ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.
Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:
Korçë-Qafë Thanë
Korçë-Ersekë
Korçë-Kapshticë
Korçë-Prespë
Ndërkohë, policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore pa u pajisur me zinxhirë.



