
Këngëtarja Cher prezantoi akulloren e saj në Los Anxhelos, të cilën e quajti, Cherlato.
Për këtë event, ylli 77-vjeçar kishte veshur një xhaketë të ndezur rozë në një teksturë saten të kombinuar me xhinse të zeza me bel të lartë. Çizmet e zeza me taka të larta kompletonin look-un e saj.
Cher foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me 37-vjeçarin e përfshirë në industrinë e muzikës, Alexander Edwards.
Nuk më pëlqen të them sa e lumtur jam, por kemi një kohë e mirë së bashku. Ne flasim për muzikën, flasim për gjithçka.
Ai ka një sens të shkëlqyeshëm humori, kam djalin më të lezetshëm në botë. Thjesht, ne përputhemi.
Por diferenca e moshës prej 40 vitesh bie në sy: “Ndonjëherë flas me të për dikë dhe ai nuk e ka idenë se për çfarë po flas. Një ditë i thashë, a e di kush është Clark Gable? Po, sigurisht, m’u përgjigj... por në shumicën e raporteve të mia më shikon dhe më thotë, as që kisha lindur atëherë”.
Çifti u takua në Javën e Modës në Paris 2022 kur një mik i përbashkët i dha atij telefonin e saj.
U thosha mikeshave të mia, se ne jemi shumë të moshuara për të dalë me burra shumë më të rinj dhe nuk do të dashurohem kurrë me dikë të ri.
Por bëra pikërisht atë që thashë se nuk do të bëja! Unë jam e dashuruar, por jo i verbër. Ajo që kam mësuar është se nuk është kurrë vonë.
Nëse i lini mënjanë të gjitha statistikat, mund të guxoni. Vitin e fundit që kemi qenë bashkë, kam kaluar shumë mirë.



