Nasto: Biznesi i vogël dhe i mesëm në kushtet e mbijetesës, fiskalizimi një çmenduri (VIDEO)

Nasto: Biznesi i vogël dhe i mesëm në kushtet e mbijetesës, fiskalizimi një çmenduri (VIDEO)

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se aktualisht që flasim biznesi i vogël dhe i mesëm është në kushtet e mbijetesës ku pas një viti të vështirë pandemik 18 deri 20 mijë biznese janë mbyllur.

Teksa ka renditur disa nga treguesit kryesorë si rritja e çmimit të karburantit, të energjisë elektrike, taksat e shumta, Nasto tha se të gjitha këto e bëjnë vendin tonë më të korruptuarin jo vetëm në rajon por në gjithë Evropën.

Sipas tij nëse do të kemi një rritje të energjisë elektrike atëherë kjo do të jetë një katastrofë që do vijë pas pandemisë, problem që vazhdon edhe sot.

Ndërsa në lidhje me fiskalizimin, ai tha se kjo është një çmenduri, është një projekt apo ligj që është gati në kufirin e një çmendurie sepse fiskalizimi është një proces nga më të vështirët dhe përbën një kosto të papërballueshme.

Intervista e plotë

1.Si ka qenë ecuria e biznesit përgjatë vitit 2021?

Jo lajm i mirë që jemi në situatën e mbijetesës për biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri sidomos janë mbyllur 18 deri 20 mijë biznese. Ju kemi thënë se gjatë vitit 2020 në vitin e pandemisë u mbyllën mbi 30 mijë biznese dhe këto nuk janë lajme të mira as për ekonominë. Ai u has me rritjen e çmimit të energjisë, karburantit jemi vendi me taksat më të shumta dhe të larta jo vetëm në rajon por dhe në Evropë, por kemi dhe shumë taksa të padukshme vendi me korrupsion më të lartë, jemi ndër vendet më të korruptuar në botë, jemi vendi me energji elektrike më të lartë pra të gjithë treguesit që tregojnë se jemi vendi që nuk jemi të ndihmuar në kohë pandemie si nga ana e qeverisë po ashtu dhe nga ana e financave. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka qenë në një luftë për mbijetesë sepse nga qeveria dhe pushteti lokal nuk ka pasur asnjë ndihmë financiare por përkundrazi kemi rritje të çmimit të energjisë dhe taksat. Pra mund të themi se po kalon një nga periudhat më të vështira.

2.Cilat janë problematikat më të shpeshta me të cilat biznesi i vogël haset?

Biznesi i vogël dhe mesëm nuk ka nevojë për njerëz të kualifikuar. Këto biznese shkojnë deri në 10 persona. Nuk kemi ndonjë mangësi të madhe që mund të çalojë që nuk kemi një fuqi punëtore të kualifikuar.

3.Rritja e çmimit të energjisë, çfarë pasojash do të sjellë për biznesin e vogël e të mesëm?

Pritja e rritjes së energjisë ka shumë faktorë dhe aktorë pse po rritet ky çmim është dhe bursa ndërkombëtare e energjisë por është dhe një keq menaxhim si nga ana e kompanisë dhe shtetit. Ka shumë korrupsion, shumë shpërdorime, nuk ka shumë investime, kompaninë e energjisë e shohin si një bandë e organizuar e cila shpërdoron dhe nuk dihet ku shkojnë lekët e mbledhura. Me liberalizmin e tregut nga 1 janari do jetë një dëm shumë i madh. Por nëse do ketë rritje energjie do jetë katastrofë pas pandemisë që vazhdon ende dhe sot që ka mbyllur me mijëra biznese nëse qeveria nuk menaxhon dhe nuk ndërhyn sepse në fund të fundit ajo është garantuese e çdo pune që bën biznesi.

4.Qeveria vendosi të shtyj gjobat e fiskalizimit për biznesin e vogël, sa e nevojshme ishte kjo masë dhe si do të procedohet për tju përshtatur kushteve ligjore?

Fiskalizimi është një çmenduri, është një projekt apo ligj që është gati në kufirin e një çmendurie sepse fiskalizimi është një proces nga më të vështirët për shumë arsye. Kryesoja është një kosto e madhe dhe e papërballueshme dhe vete deri në 2 mijë euro për të blerë një sistem të tillë. Nqs nuk kam ta blej atëherë vjen falimentimi dhe arsyeja tjetër ne nuk jemi në lartësinë arsimore për të punuar këtë sistem online shumë të ndërlikuar. Mbështesim vendimin e fundit me shtyrjen e 6 muajve, por problemi nuk është ky ja mbaruan 6 muaj ne nuk e punojmë dot këtë sistem ky në fund duhet të anulohet. Ne nuk jemi kundër informalitetit por jemi kundër gjobave që do marri biznesi dhe unë si biznes nëse nuk di ta punoj vetë më detyron të marr një punonjës shtesë të specializuar duke më rritur kostot. Nëse ky sistem do vihet në punë do jetë si bombë atomike që do shkatërrojë mijëra biznese. Do kërkojmë anulimin e këtij projekti derisa të gjendet një mënyrë e mesme për të pasur një proces të thjeshtë për të luftuar korrupsionin, ivazionin dhe informalitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy