COVID-19/ MSH merr vendim: Prishtina futet në karantinë, 20 raste të reja vetëm në kryeqytet

COVID-19/ MSH merr vendim: Prishtina futet në karantinë, 20 raste të reja vetëm në kryeqytet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 20 prej të cilave në Prishtinë.

E si rezultat i këtyre shifrave, kryeqyteti i Kosovës futet në karantinë.

 “Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim,.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

“Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Këtë vendim, MSh e ndërmerr me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid -19 në Republikën e Kosovës”, thekson njoftimi nga MSH.

Tutje theksohet se “një vendim të ngjashëm, sot Ministri Vitia për shpalljen zonë karantinë e ka marrë edhe për Komunën e Ferizajt, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Koronavirusin Covid-19”.

Për rastet e tjera, përveç Prishtinës, IKSHPK do të njoftojë sonte pas testimit të gjitha mostrave të sotme, ka bërë të ditur MSH.

“Nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të Covid-19 në Kosovë. Për kohën e mbajtjes së konferencës, media do të njoftohen me kohë”, paralajmëron MSH.

Me 27 të infektuarit të fundit, numri total shkon në 277 persona. 52 prej të cilëve janë shëruar dhe 7 të tjerë kanë vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy