SHBA, Biden emëron një grua si ambasadore në Rusi

SHBA, Biden emëron një grua si ambasadore në Rusi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka emëruar Lynne M. Tracy si ambasadoren e re në Rusi.

Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate. Diplomatja merr detyrën nga John Sullivan, i cili u largua nga posti në fillim të shtatorit.

Tracy ka qenë ish-ambasadore e SHBA në Armeni dhe ish-konsulente për Rusinë në Departamentin e Shtetit.

Lynne Tracy ishte zëvendës shefe e misionit në ambasadën amerikane në Moskë nga viti 2014 deri në 2017 dhe flet rusisht rrjedhshëm. Ajo ka qenë eksperte për Rusinë që nga koha kur ishte studente në Universitetin e Georgia, ku u diplomua për Studime Sovjetike.

Më tej mori  një diplomë të dytë për drejtësi nga Universiteti Akron. Jashtë vendit ka mbajtur postin e zëvendës shefit të misionit në ambasadën e SHBA-së në Ashgabat, Turkmenistan, dhe si “oficere kryesore” në Peshawar, Pakistan dhe Astana, Kazakistan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy