Një sasi tritoli ka shpërthyer në lagjen "Punëtori" të qytetit të Fushë Krujës. Lënda plasëse është hedhur në rrugë, ndërsa janë dëmtuar disa automjete.
Nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Dyshohet se objektivi i atentatorëve të ketë qenë një automjet i parkuar në lagjen e populluar të Fushë Krujës.
Nga shpërthimi i tritolit janë dëmtuar 5 automjete.



