Redaktori i TRT World, Abdylvehab Ejupi, e konsideroi një sukses për Turqinë realizimin e takimeve të ministrave të Jashtëm Lavrov e Kuleba në Antalia. Ejupi e konsideroi këtë një pikënisje të mirë që i hap rrugën takimeve të tjera të nivelit të lartë që sipas tij mund të shkojnë deri te Putin e Zelensky.
Vetë fakti që u sollën dy ministrat e Jashtëm në Turqi është një sukses më vete për takimin, por edhe për Turqinë si shtet ndërmjetësues. Pritshmëritë e të gjithëve ishin që me një takim të tillë s’mund të zgjidheshin të gjitha çështjet. Është një pikënisje e mirë që do hapë rrugën për takim mes ministrave, por pse jo edhe në një takim të presidentëve Putin dhe Zelensky-n. Nëse nuk bëhet pushtimi i rajoneve Lindore, dhe lufta merr kohë, rrit kostot në jetë dhe financiare për Rusinë. Do të determinonte dhe do të detyronte Rusinë të tërhiqte ushtarët e saj në Siri, dhe ku i ka, e t’i dërgonte në luftë. Është ende faza e hershme e luftës. Mos arritja e qëllimeve në kohë të shkurtër ka kosto jashtëzakonisht të mëdha.
Ejupi tha se frika e analistëve ushtarakë dhe liderëve botërorë është përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë nga Rusia. Ai u shpreh se vendimi i Anakrasë për të qenë negociator mes Moskës dhe Kievit ka mbështetje të gjerë popullore në Turqi.
Roli i Turqisë ka qenë parimor, së parë duke dënuar sulmin ndaj rajoneve Lindore në Ukraine. Vetëm pas telefonatës me Erdogan, Putini dha urdhrin që ministri i tij të shkonte në Turqi dhe jo gjetiu. Është i vetmi vend i NATO-s që s’ka vendosur sanksione të plota dhe që beson në fuqinë e diplomacisë. Ka mbështetje të gjerë popullore vendimi i Turqisë për të qenë negociator dhe balancues që ka një marrëdhënie komplekse me të dy vendet.



