
Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do mund të shihet të mërkurën dhe të enjten në mbarë botën.
Do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si superhëna blu, ku e fundit ka ndodhur më vitin 2009. Ky fenomen ndodh kur ka 13 hëna të plota në vend të 12 të zakonshmeve.
Hëna do të ndodhet në pikën më të afërt në orbitën e saj rreth tokës, çka e bën atë të duket më e madhe dhe më e ndritshme nga zakonisht.
Por kushdo që shpreson të shohë Hënën me ngjyrën blu do të zhgënjehet. Emri i Hënës nuk ka të bëjë fare me ngjyrën, por përkundrazi quhet kështu sepse nuk hyn në skemën e zakonshme të Hënave të emërtuara.



