“Le të bëhet ky mesazh viral, le ta lexojmë të gjithë dhe të ndërgjegjëzohemi për të luftuar virusin. Ky është një rast për të treguar se si një emergjencë mund të shndërrohet në një nismë solidariteti. Le të ndryshojmë mënyrën se si mendojmë dhe i shikojmë gjërat. Nuk jam më vetëm unë që kam frikë nga virusi, por jam “Unë” që mendoj për “Ty”.
Unë shqetësohem për ty,
unë ruaj distancën për ty,
i laj duart për ty.
Heq dorë nga një udhëtim për ty,
nuk shkoj në një koncert për ty,
nuk shkoj në qendër tregtare për ty.
Për ty që je brenda i izoluar,
Për ty që je i vjetër dhe i dobët, por jeta jote vlen po aq shumë sa e imja,
për ty që po lufton me kancerin dhe nuk ke forcë të luftosh edhe me virusin.
Për ty, për mua, për të gjithë të jemi më të kujdesshëm.
Kjo letër ndërgjegjësuese është bërë virale në të gjithë Italinë me hatshtagun #Italianonsiferma



