
Gazetari Xhevair Zhabina në ‘MCN Live’ ka komentuar arrestimin në Dubai të ish anëtarit të bandës së Durrësit Julian Meçaj për të cilin u shpreh se arrestimi vlen të përshëndetet por ekstradimi i tij mbetet i shumë i vështirë. Ai tha se Dubait për shkak dhe të politikave që ai vend ka nuk i intereson largimi ui personazheve që kanë harxhuar sasi të mëdha parash aty madje dhe investuar.
Ekstradimi i Julian Meçaj do jetë i vështirë nga Dubai, arrestimi është lajm i mirë por të tilla arrestime kemi pasur në vazhdimësi. Pavarësisht kërkesave të prokurorisë shqiptare dhe SPAK për ti ekstraduar është shumë e vështirë për disa arsye dhe për shkak të politikave që ndjek ky shtet.
Nuk i intereson që personazhe që harxhojnë shumë para, personazhe që një pjesë e vogël përmenden nga media por atje ka një pjesë të madhe që nuk përmenden kanë filluar të investojnë pasuri atje dhe ndoshta vetëm një politikë pastruese mund të sillte ata në Shqipëri.
Prandaj e përsëris se përveç arrestimit që duhet përshëndetur shteti shqiptar do e ketë të vështirë ti sjellë këto personazhe në Tiranë. Fuqia lobuese shqiptare nuk mund të krahasohet me vende si Italia, Belgjika etj. Problemi i këtyre ngjarjeve është se prokuroria dhe gjykata asnjëherë nuk thotë motivin.
Ndërsa lidhur me konfiskimin e 9 pasurive në emër të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, Zhabina tha se këto pasuri tashmë do të kalojnë në favor të shtetit, por theksoi se ky konflikt duke pasur parasysh dhe personazhet që janë në këtë ngjarje nuk do të mbyllet me këtë histori.
Në këtë ngjarje si pothuajse në të gjitha ngjarjet mungon motivi, që të kemi një motiv të shkruar që ka dënuar Redjan Rrajën nuk e kemi. Nuk kemi as porositësin, kështu që kjo është pjesa ku çalon kjo histori që nuk ka një motiv, për publikun dhe ne nuk është i shkruar. Janë sekuestruar pasuritë dhe tashmë janë në llogari të shtetit, është faza tjetër e kësaj çështje, por them se ky konflikt duke pasur parasysh dhe personazhet që janë në këtë ngjarje nuk do të mbyllet me këtë histori.



