Tragjedia në Tetovë, dyshime për abuzime në ndërtimin e spitalit

Tragjedia në Tetovë, dyshime për abuzime në ndërtimin e spitalit

Tragjedia e ndodhur më 8 shtator në spitalin në Tetovë, ka ngritur dyshimet për sigurinë në spitalet që janë ngritur për trajtimin e të infektuarve me Covid-19. Sipas REL, Maqedonia e Veriut ka 19 spitale modulare për pacientët me COVID-19, dy prej të cilave janë donacion, ndërsa për ndërtimin e të tjerave janë shpenzuar 3.6 milionë euro.

Këto spitale rezultojnë të jenë ndërtuar nga firma “Brako”, në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev. Mirëpo, në sistemin elektronik për furnizimin publik në këto spitale, REL shkruan se nuk figuron asnjë marrëveshje apo tender i shpallur për ndërtimin dhe kushtet që kërkoheshin për ngritjen e tyre.

Ndërkohë, janë gritur dyshime të mëdha lidhur me abuzimet që mund të jenë kryer në ndërtimin e spitaleve. Dyshohet se ka patur abuzime financiare dhe në cilësinë e dobët të ndërtimit. Këto dyshime janë deklaruar fillimisht nga një zyrtar i opozitës maqedonase, Vlladimir Gjorçev. /REL

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy