PornHub ka një sugjerim të ri për ndjekësit. Një nga platformat më të njohura të pornografisë në botë, me një xhiro vjetore marramendëse, u sugjeron njerëzve të kthehen në muze. Një fushatë reklamuese brilante, ironike dhe tërheqëse, ka pikërisht këtë synim. Në faqen e mirëseardhjes që prezanton "Nudot klasike", thuhet: "Disa njerëz mendojnë se muzetë janë të mërzitshëm, monotonë dhe të papërfillshëm. Po sikur t'ju themi se ata kanë një koleksion të paçmuar pornografie?". Dhe në fakt, platforma e njohur tregon pikturat më të guximshme në histori. Për të paraqitur këtë nismë, PornHub ka regjistruar një video me ish-yllin e pornos, Cicciolina, e cila paraqitet në rolin e Venusit të Botticellit, duke shpjeguar pse duhet njerëzit duhet të rikthehen në muze.
Pak ditë pasi Pornhub lançoi videon "Show Me the Nudes", në të cilën shfaqen rekrijime të veprave nga Titian, Botticelli, Cézanne dhe Rembrandt, Muzeu i Luvrit dhe Galeritë Uffizi kanë ngritur padi duke kërkuar që veprat të hiqen. "Në Itali, kodi i trashëgimisë kulturore parashikon që për të përdorur imazhe një muze për qëllime tregtare, është e nevojshme të keni lejen e muzeut, e cila rregullon metodat dhe përcakton tarifat relative që duhet të paguhen", tha një zëdhënës i Uffizi për Daily Beast.



