Përmbytjet në Durrës, Cara: Dëmet mund të ishin evituar, duheshin masa paraprake (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës, Cara: Dëmet mund të ishin evituar, duheshin masa paraprake (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Igli Cara, thotë se pasojat e përmbytjeve në qarkun e Durrësit si pasojë e reshjeve të fundit, mund të ishin parandaluar në mënyrë që të mos ishin kaq të mëdha.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se përmbytjet janë problem i madh për gjithë zonën e Durrësit.

Sipas tij, një raport konkret se sa banesa janë prekur nga përmbytjet, do të dalë kur të jenë grupet e punës në terren.

Është një gjendje që të vjen keq për qytetarët, bëhet fjalë për dëme ekonomike.

A mund të evitohej? Nuk fajësoj askënd për natyrën se shirat dhe fenomenet natyrore janë kudo, por çfarë është bërë?

Kemi këtë situatë, kjo nuk ka ardhur rastësisht, janë shpenzuar nga buxheti goxha para, por të gjithë kanalet kulluese, ose ujërat e larta, që varen nga Ministria e Bujqësisë janë të pa pastruara.

Edhe kanalet nëpër lagje që janë detyrë e bashkisë nuk janë pastruar. Pastrimi në zonat periferike ka vite që nuk bëhet.

Nëse do marrësh masa paraprake, mund të ketë përmbytje në pak minuta, por sot situata do ishte përmirësuar.

Këtu janë miliona euro të shpenzuara, se ligji e parashikon që këta banorë duhet të shpërblehen.

Kanalet duhet të ishin pastruar, se nëse jo, këtu krijohet sistem vaske. Janë disa banorë që janë evakuuar. Shumë sipërfaqe është nën pushtetin e ujit.

Tani qeveritarët do vijnë, do bëjnë foto, por kjo mund të ishte evituar.

Pritej që të kishte reshje, si ka mundësi që kjo qeveri dhe kjo bashki, 5-6 orë para se të nisnin reshjet, ishin për fushatë për të mbledhur vota, në vend që të parandalonin dëmet.

Bashkia Durrës nuk ka qenë dje deri në darkë. Mjetet dhe punëtorët mund t'i shihnim dhe dje, por dje asnjë nga bashkia e Durrësit nuk ishte në terren.

Rama ka qenë dje disa orë në Durrës, por çuditërisht nuk gjeti kohë që të ndalonte një moment në zonë.

Kryetari i qeverisë dhe kryetarja e bashkisë merakosen për të mbledhur vota, dhe jo për t’iu shërbyer qytetarëve.

Nëse kjo qeveri nuk do shpenzonte për luks por do blinin pompa për të mos arritur situata këtu, dëmet do të ishin shumë më pak.

Hidrovori nuk ka punuar me kapacitet të plotë. Nëntë pompa ishin para 2013, nëntë pompa janë dhe sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy