
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë me zyra në veri të Kinës.
Zjarri në ndërtesën katërkatëshe në qytetin Luliang, provincën Shanxi shpërtheu rreth orës 07:00 me orën lokale të së enjtes.
Nga dhjetëra të evakuuar nga ndërtesa e përbashkët e industrisë së qymyrit Yongju, 51 persona u dërguan në spital.
Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë edhe pse zjarri është vënë nën kontroll.
Zjarri shpërtheu në një provincë që është prodhuesi më i madh i qymyrit në vend.
Aksidente të ngjashme të cilat mund të rezultojnë në zjarre, janë të zakonshme në Kinë për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe zbatimit të dobët.
Tetorin e kaluar, një shpërthim në një restorant barbekju në provincën veriperëndimore Yinchuan vrau 31 njerëz.



