Tensionet në veri, Ramadani: Diplomacia e Kosovës ka qenë në gjumë

Tensionet në veri, Ramadani: Diplomacia e Kosovës ka qenë në gjumë

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani në një lidhje Skype për MCN u shpreh se institucionet e Kosovës kanë qenë në gjumë në momentin që duhet të angazhoheshin në fushata informuese me shtetet e NATO-s mbi situatën që po ndodhte në veri të vendit. Ramadani tha se bazuar në mandatin e KFOR në Kosovë, ajo ka të drejtë të vendos dhe paqen në vend dhe jo vetëm ta ruajë atë. Më tej Ramadani tha se Serbia nuk ka patur ndonjëherë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën. Sipas tij ajo është duke pritur mbarimin e luftës në Ukrainë dhe të shohë pozicionimin e aleatit të saj, Rusisë, e më pas me ndihmën e saj të fuqizohet vetë në Ballkan. Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, Ramadani tha se Shqipëria ka një rol më të madh për të luajtur në këtë ngjarje. Rama, sipas tij, duhet të japë mesazhe më të qarta dhe jo të nxisë luftë mes vendeve. “Kosova institucionet e vet i ka të përgatitura dhe si e tillë kjo situatë duket që ka vendos vendin në një pozicion të keq sidoqoftë Kosova ka dhe prezencën tjetër që ka të bëjë me prezencën e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët në vlerësimet e veta e ka paraqitur Kosovën si vepruese e njëanshme, kjo sepse institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të përgatisin një draft. Besoj që diplomacia e Kosovës ka qenë në gjumë gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi nuk ka patur asnjë fushatë informuese dhe aktive me shtetet e NATO-s për të shpjeguar situatën. KFOR ka të drejtë të vendos dhe paqen dhe jo vetëm ruajtjen e Kosovës. Si e tillë ky mandat i jep KFOR të drejtën të largojë policinë e Kosovës dhe të vendosen në anë të asaj që është komuniteti i prekur. Besoj që Vuçiç po tenton që të paraqesë Serbinë dhe personalitetin e tij si një lider që ruan stabilitetin dhe po bën thirrje të paqes, ndërkohë që nga ana tjetër po e nxit atë. Përballë ndërkombëtareve dhe për të fajësuar Kosovën si nxitëse të konfliktit. Serbia s’ka pasur qëllimin e arritjes së qëllimit, Serbia po pret përfundimin e luftës në Ukrainë që të shohë sit ë rrisë fuqinë në Ballkan me fitoren e Rusisë që e ka aleat kryesor. Procesi do të kthehet në tavolinën e dialogut dhe lirimi i 3 policëve është një çështje e padiskutueshme dhe të dy palët Kosova dhe faktori ndërkombëtarë duhet të angazhohen në mënyrë të përbashkët që të vendosin temat e dialogut në tavolinë dhe të vendosin njohjen reciproke. Është e qartë që dialogu është e vetmja formë dhe të riorganizohen zgjedhjet e lira. Besoj që Shqipëria kanë rol më të madh për të luajtur në këtë situatë dhe për më tepër që është pjesë e NATO-s, edhe në mesazhet që Rama ka dhënë, ka nevojë për mesazhet më të qarta dhe jo luftënxitëse.”, u shpreh Ramadani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy