Përfundon mbledhja e PS, socialistët i hapin dritën jeshile Metës president

Përfundon mbledhja e PS, socialistët i hapin dritën jeshile Metës president

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar me unanimitet të plotë kandidaturën e Ilir Metës për president. Pas shqyrtimit të propozimit të LSI-së, emri i Metës ka gjetur miratimin e të gjithë deputetëve të PS-së, të cilët pritet ta votojnë atë në seancën e pasdites.

Kuvendi mblidhet sot në orën 17:00 për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit. Pas dështimit të tre raundeve të para pa një emër, në votimin e sotëm mjafton një shumicë e thjeshtë për t’i dhënë vendin presidentin e ri.

Ndërkohë, opozita, e cila vijon bojkotin e Parlamentit dhe protestën në çadër, e ka cilësuar pazarin e radhës marrëveshjen mes PS dhe LSI që çon Metën në Presidencë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy