Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke transportuar 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë: M. B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
M. B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
P. L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim



