
Rreth një million njerëz kanë marrë shtetësinë e një prej vendeve anëtare të BE në vitin 2016. Shifrat tregojnë se ka një rritje krahasuar me vitet e mëparshme.
Me 201 591 pasaporta të dhëna, Italia është e para në Europë, e ndjekur nga Spanja me 150 944, Britania e Madhe me 149 372.
Në Itali, të huajt që kanë përfituar shtetësinë italiane janë pjesa më e madhe shqiptarë (18,3%); marokenë (17,5%); dhe rumunë (6,4%).
Shifrat janë bërë publike nga Eurostat.



