Rrjeti i hoteleve Marriott largohet nga Rusia pas 25 vitesh

Rrjeti i hoteleve Marriott largohet nga Rusia pas 25 vitesh

Rrjeti i hoteleve Marriott ka njoftuar se po largohet nga Rusia pas 25 vitesh, duke thënë se kufizimet perëndimore e bënë "të pamundur" vazhdimin e operimit atje.

Kompania mbylli zyrën e saj në Moskë dhe ndaloi investimet në Rusi në mars, pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, 22 hotelet e saj në vend janë në pronësi të palëve të treta dhe mbetën të hapura. Marriott tha se procesi i pezullimit të operacioneve në Rusi ishte "kompleks".

"Ne kemi arritur në mendimin se kufizimet e reja të shpallura nga SHBA, MB dhe BE do ta bëjnë të pamundur që Marriott të vazhdojë të operojë ose të japë ekskluzivitete të hoteleve në tregun rus.

Kompania tha se mbetet "e fokusuar në kujdesin për bashkëpunëtorët tanë me bazë në Rusi" dhe kishte mbështetur individë në Ukrainë dhe Rusi për të siguruar punësim me Marriott jashtë vendeve të prekura nga konflikti.

Ne vazhdojmë të bashkohemi me bashkëpunëtorët tanë dhe miliona njerëz anembanë botës duke uruar për t'i dhënë fund dhunës aktuale dhe fillimin e një rruge drejt paqes”, shtoi ai.

Marriott i bashkohet McDonald's, Starbucks dhe kompanive të tjera në rrugën drejt daljeve javët e fundit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe sanksionet perëndimore që synojnë izolimin ekonomik të Rusisë janë shtrënguar. Marriott nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me daljen e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy