Rrapaj: Dy vitet e fundit ka rritje të eksportit të vajit të ullirit, me rëndësi ambalazhimi dhe certifikimi

Rrapaj: Dy vitet e fundit ka rritje të eksportit të vajit të ullirit, me rëndësi ambalazhimi dhe certifikimi

Për vitin aktual është prodhuar rritje e ndjeshme e prodhimit të brendshëm të vajit të ullirit, por nga ana tjetër, deri në këtë fazë të vitit kemi pasur rritje me thuajse 50% të importeve të tij.

Lidhur me këtë Agim Rapaj nga Shoqata e Agrobiznesit, në ‘MCN Economy’ u shpreh se ka rritje të ndjeshme të eksportit të vajit të, ndërsa theksoi se ky eksport varet shumë edhe nga amabalazhimi dhe certifikimi.

Sipas tij dy vitet e fundit prodhuesit janë duke shkuar drejt standardeteve evropiane.

Raporti import-eksport është rritur ndjeshëm në sajë të eksportit. Aktualisht kemi 6 mijë tonë eksport dhe eksporti nuk është vetëm në vendet ku kemi pasur traditë eksportin, por dhe në tregjet evropiane, është futur në tregun italian, spanjoll, grek deri në Amerikë dhe kjo është e reja mes dy treguesve të eksport- importit.

Natyrisht ne kemi një prodhimtari në vitet më të mira 30 mijë tonë vaj ulliri dhe ne konsumojmë rreth 20 mijë tonë vetë si vend, kështu që në prodhimin e këtij niveli i ngelen 10 mijë tonë vendit për eksport.

Importi vajit të ullirit varet dhe nga disa kushte të tjera që nga ambalazhi dhe certifikimi. Ne kemi një problem të dukshëm lidhur me ambalazhin që kërkon vaji i ullirit, kemi problem me ruajtjen e tij por në dy vitet e fundit është bërë një punë e mirë lidhur me standardet evropiane për rritjen e cilësisë së vajit të ullirit.

Lidhur me subvencionet, Rrapaj tha se ato janë të pamjaftueshme që fermerët të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar.

Nuk ka subvencione të mjaftueshme për vajin e ullirit, por për ullirin ka vetëm për naftën për punën e mekanizuar, ka për disa makineri që duhen për vjeljen e ullirit, ka dhe për linjat e përpunimit të ullirit, por këto janë për sasinë e ullinjve që ne kemi të papërballueshme që fermeri të marrë sasinë dhe cilësinë e kërkuar për të konkurruar me tregun evropian.

Nqs nuk krijohen njësitë e shërbimit dhe fabrika të ketë minimalisht mbështetje për linjë të ambalazhimit që të certifikohet për të hyrë në supermarkete, duan shishe qelqi deri në 1 kg. Fabrikat tona s’kanë mundësinë ta ruajnë vajin në cisterna të lidhura me azotin që të ruajnë cilësinë e vajit si e prodhon fabrika.

Unë do shpjegoja se sot ka ardhur koha që të gjitha fabrikat të ndjekin punën zinxhir për të pasur një lidhje të pandërprerë me prodhuesit dhe pronarët e ullinjve. Vërejmë se një pjesë e madhe e sasisë së ullinjve lihen pothuajse pa vjelë dhe nga kjo ne na humbet 30% e prodhimit të vajit të ullirit.

Sa i përket përcaktimit të çmimit, ai theksoi se prodhuesit nuk janë të sigurtë për vijueshmërinë e punës së tyre nëse nuk kanë një kontratë.

Vaji është në bursë, ajo e përcakton çmimin dhe problematika jonë qëndron dhe te lidhja e kontratave, s’kemi lidhje kontratash me grumbulluesit.

Në Shqipëri e kanë të vështirë për të lidhur një kontratë të tillë sepse edhe importuesit e mëdhenj nuk janë të siguritë për vijimësinë e tij, ndërsa prodhuesit e mëdhenj industrial të vendeve të tjera se kanë këtë problem.

Ky është një problem i madh që zgjidhet vetëm duke investuar ne në linjat e paketimit dhe ambalazhit të qelqit që ne si kemi që është kryesor për ta mbajtura vajin ekstra të virgjër. Kështu supermarketet janë të detyruara të marrin nga eksporti vajin e ullirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy