Ngrënia e mishit të prishur mund të shkaktojë dhimbje barku, diarre, të vjella etj. Për të shmangur këtë është e nevojshme të njihen shenjat dalluese të mishit që nuk mund të konsumohet më.
Gjëja e parë që duhet të bëni përpara se të konsumoni mish të kuq është të shikoni ngjyrën. Si rregull, është në tonet e kuqe, por gjithashtu mund të jetë në vjollcë. Nëse është kafe ose bëhet e gjelbër, mos e hani (ose mos e blini!)
Po ashtu nëse mishi ngjit nëpër duar do të thotë se ka filluar të prishet.
Së fundi, mos harroni ta nuhasni atë. Mishi i kuq jo i konsumueshëm lëshon një erë të thartë që të kujton amoniakun. Mishi i derrit i prishur ka të njëjtat karakteristika si mishi i kuq: ngjitet kur e prek, lëshon një erë të pakëndshme dhe ka humbur ngjyrën karakteristike.
Ndërkohë kur shpendët janë të freskëta dhe të mira për tu konsumuar shfaqin një ngjyrë rozë, që nëse bëhet gri, është një shenjë e keqe dhe duhet hedhur menjëherë.



