Eksperti i Ekonomisë Pano Soko deklaroi në emisionin “Bilardo” tha se pushteti i stabilizuar në Shqipëri vjen në kurriz të demokracisë. Soko thekson domosdoshmërinë e dobësimit të pushtetit të njëshit në Shqipëri. “Sot kemi dy realitete të ndryshme. Realiteti i parë është që në protestën që bëmë për çmimet, del Rama edhe thotë: Le të mblidhen 500 mijë vetë aty, taksat e naftës nuk ulen. Nuk e tha këtë kur ishin armët kimike. Këtu ka një problem sistemi. Ky sistem prodhon gjithmonë autokratë. Kur ishte në koalicion në 2013-ën, hallka e dobët e gjithë zinxhirit ishte fakti që ishte në koalicion. 66 kishte ai, s’e mbante dot. Po qe se ne nuk dobësuam dot pushtetin. Po nuk dobësuam 1-shin, sepse pushteti i stabilizuar vjen në kurriz të demokracisë. Ne kemi sot pushtet të stabilizuar. Çdo sistem elektoral që kemi ndërtuar, e kemi ndërtuar për të pasur stabilitet. Këtu stabiliteti ka ardhur me kosto për demokracinë. Ulet demokracia, rritet stabiliteti”, tha Soko. Ndërkaq avokati Redon Meksi është i mendimit se nuk mund të ndryshohet sistemi pa protestuar. “Shumë dakord jam unë me ty, puna është si do ta ndryshosh sistemin pa protestuar? Do ta japë vetë Edi Rama? Puna është se këta s’duan të protestojnë, këta bëjnë mitingje. Unë të bllokoj ekonominë, të bllokoj port, aeroport, çdo gjë. Nuk dalin 100 mijë vetë sepse s’po i frymëzon askush të dalin”, tha Meksi.



