
Banorë të fshatit Gryshk i Vogël në Peqin ankohen se dëmtimi i rrugës së fshatit i rrezikon jetën, si pasojë e rrëshqitjes në lumin Shkumbin. Sipas tyre, kjo situatë vijon prej pesë vitesh dhe autoritetet nuk kanë bërë asnjë investim për rikonstruksionin e saj.



