Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ: Të respektohet heshtja zgjedhore, të mos lejohen persona të paautorizuar pranë QV-ve

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ: Të respektohet heshtja zgjedhore, të mos lejohen persona të paautorizuar pranë QV-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit, teksa ditën e sotme mbahen zgjedhjet e pjesshme për bashkinë Rrogozhinë. KQZ thotë se sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor. “Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit. Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.” Ditën e sotme qytetarët e Rrogozhinës të rivotojnë për zgjedhjen e kryebashkiakut pasi Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit. Zgjedhjet e sotme do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun mes socialistit Edison Memolla dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy