Renis Qamo, mjek okulist, thotë se pajisjet teknologjike po ndikojnë dukshëm në rritjen e rasteve të miopisë.

E zhvillon miopinë, e konsumon një sy të pazhvilluar si ai i një fëmije. Po vihet re që edhe te ata që nuk ka pasur probleme të miopisë është vënë re që shfaqen. Pra teknologjia po bëhet shkak për miopi. Deri në moshën 7 vjeç, kontakti me teknologjinë duhet të jetë zero. Televizorin në distancë 2m-2m e gjysmë.

Është rritur edhe numri i të rriturve me probleme për shkak të teknologjisë. Është e pashmangshme. Tani edhe numrat minimale 0.5 ose 0.25 rekomandohet që të mbajnë syze me numër zero dhe xham antirefleks.

Qamo u ndal edhe te keratokonosi, një problem i shikimit që prek adoleshentët.

Ketatokonosi shfaqet në adoleshencë. Rekomantohet topografia korneale. Nëse ekziston ky problem, ndiqen hapat në bazë të problematikave që ka. Nuk ka ndasi mes vajzave dhe djemve. Numri i pacientëve është pothuaj i njëjtë në të dy gjinitë. Kjo sëmundje stopon pas të 30-ave.