Abilekaj: Çdo gazetar kronike është i detyruar të ketë kontakte me krimin, kjo s'i bënë ata terroristë

Abilekaj: Çdo gazetar kronike është i detyruar të ketë kontakte me krimin, kjo s'i bënë ata terroristë

Analisti Enton Abilekaj në emisionin ‘Të Paekaspozuarit’ në MCN TV ka komentuar masat e sigurisë ndaj dy gazetarëve Hoxha dhe Qyno, për të cilët u shpreh se çdo gazetar kronike është i detyruar të ketë kontakte me çdo grup kriminal që shkruan për ta dhe pa dëshirën e tij.  

Ai tha se kur ngre akuzë për gazetarë në detyrë që rrezikojnë  dhe jetën kur takojnë persona të tillë duhet pasur shumë kujdes.

Duhet të presim çfarë do na thotë SPAK për kriminelët e kapur, nuk e di se çfarë sekreti hetimor ka këtu dhe kërkojnë ata nga gazetarët, por dhe kjo akuza nuk më tingëllon fare.

Çdo gazetar kronike në Shqipëri është i detyruar të ketë kontakte me çdo grup kriminal që shkruan për ta dhe pa dëshirën e tij.

Është një raport profesional i detyrueshëm dhe mirë kuptueshëm kjo nuk i bënë ata terroristë, prandaj duhet të kuptojmë këtë akuzën pasiv privat. Do shohim çfarë ajo akuzë është dhe pastaj do flasim.

Por mendoj se kur ngre akuzë për gazetarë në detyrë që rrezikojnë  dhe jetën kur takojnë persona të tillë duhet pasur shumë kujdes sepse mund të penalizojnë çdo njeri në Shqipëri, çdo qytetar dhe gazetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy