Aksident apo vrasje? Kushëriri i Mirel Çokajt: Ngjarja e deformuar, merrej me kultivim kanabisi (VIDEO)

Aksident apo vrasje? Kushëriri i Mirel Çokajt: Ngjarja e deformuar, merrej me kultivim kanabisi (VIDEO)

Kushëriri i Mirel Çokajt, Rifat Çokaj i cili u gjet i vdekur në 28 shtator, në malësinë e Kelmendit në Malësi të Madhe, pasi sipas policisë, ra aksidentalisht në një terren të thepisur malor, dyshon se ngjarja mund të jetë vrasje për shkak se viktima kishte kultivuar kanabis.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se njerëzit e Mirelit nuk e cilësojnë ngjarjen aksidentale, pasi ajo është deformuar që nga fillimi.

 

U dha njoftimi dhe u tha se Mireli ishte për gjueti dhe aksidentalisht është rrëzuar në Bjeshkët e Kelmendit dhe ka vdekur. E vërteta e vetme është se ka vdekur, por jo se ka qenë për gjueti, pasi ishte për aktivitet tjetër. 

 

Ngjarja është se Mireli ka qenë në aktivitet të kundraligjshëm bashkë me një ortakun e tij, ku kishin mbjellë në parcelë me bimë narkotike. Këtë e kam mësuar nga shokët e Mirelit.

 

E vërteta u fsheh se kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë që nga shefi i komisariatit deri funksionari më i fundit, kanë pritur paratë ata.

 

 Do të dalë e vërteta. Aty është marrë një njeri i interesuar e ka shpyllëzuar terrenin, e ka dhënë me qira. Gjashtë kile boçe për person.

 

 Gëzim Preldakaj me Mirelin duhet t’i paguanin 6 kilogramë boçe atij burrit. Atje është mal ekstrem, por gjenden vende të përshtatshme që mund të mbillet. 

 

Ajo që dyshojmë ne është se më datë 16 shtator, Mireli ka njoftuar ortakun e vetë se sipër ka kontroll nga ajri për parcelat e drogës.

 

E ka deklaruar Gëzimi te njerëzit e vetë, me personat që ka kontakt. Ditën e mërkurë në mëngjes Mireli ka folur me të dashurën e tij në 17 shtator, në 06.00 të mëngjesit dhe i ka thënë se është zgjuar herët pasi ka kontrolle. 

 

Në orën 10.00 ka folur me nënën e vetë dhe nëna e ka ndjerë shqetësimin e djalit dhe këtë e ka deklaruar te kushdo që e ka pyetur. Gëzimi ka thënë në polici se Mireli kishte dalë për gjah, dhe më thirri dhe mua por unë nuk kisha armë. 

 

Si ka mundësi që nga dita e mërkurë, nga ora 08.00 deri të enjten në orën 16.00 që kanë ardhur forcat e FNSH apo RENEA dhe kanë shkuar te kufoma, bashkë me policinë, nuk ka shkuar dikush te kufoma. 

 

Të enjten në mëngjes ka shkuar Gëzimi, dhe kur është kthyer nga kufoma, i ka thënë të motrës së Mirelit që ai ka mbaruar punë, e kam prekur dhe ka ngrirë.

 

Si ka mundësi që është klasifikuar si zonë e pakapshme dhe Gëzimi ka shkuar në 07.15, ndërsa policët nuk kanë shkuar për 30 orë? 

 

Si ka mundësi që oficerët e policisë nuk kanë marrë asnjë provë në vendngjarje? Nuk është trajtuar si vendngjarje, por sikur ka ngordhur ndonjë kafshë. 

 

Kush i ka lënë pronë Mirelit atje që të mbillte atje? Nuk e kanë parë makinën kaq ditë rresht.

 

Si e di unë në Amerikë dhe nuk e di policia aty. A ka ndonjë oficer që ka shkuar në vendngjarje te kufoma të shohë vendin e ngjarjes, çfarë ka ndodhur? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy