Parlamenti i Perusë miratoi shkarkimin e Presidentit të Republikës, Martin Vizcarra, për "paaftësi morale", në fund të procedurës së dytë në më pak se dy muaj.
Fjala është për shuma që pretendohet se ai i ka marrë në 2014, kur ishte guvernator.
Mocioni për të shkarkuar kreun e shtetit, dikur shumë i mbëstetur nga popullata për qëndrimet e tij të papjtueshme me praktikat korruptive, mori më shumë vota sesa 87 të nevojshme.
Presidenti i Parlamentit, Manuel Merino, tani do të duhet të marrë frenat e qeverisë deri në fund të mandatit të Vizcarra, i cili skadon më 28 korrik 2021.



