Dy persona kanë mashtruar punonjësin e një pike të këmbimit të valutës ditën e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, rreth orës 12:00. Personat në fjalë janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të shtetasit me inicialet A.D., dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata janë larguar, por vetëm pak minuta më pas pronari e ka kuptuar se ksihte të bënte me valutë false. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë.
Para uniformave blu, ai është shprehur se ka këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (në total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (në total 18 000 euro).
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



