Inxhinieri i Apple-it vjedh të dhënat për llogari të një kompanie kineze

Inxhinieri i Apple-it vjedh të dhënat për llogari të një kompanie kineze

Një inxhinier i Apple akuzohet se ka vjedhur të dhëna në lidhje me një makinë autonome, për llogari të një kompanie kineze. Ky është rasti i dytë i kësaj natyre, pas atij të zbuluar në korrik, kur një tjetër punonjës i Apple-it  u akuzua për vjedhje informaconi lidhur me një projekt të ngjashëm.

Lajmin e bën të ditur Bloomberg.

Rasti më i fundit ka të bëjë me Jizhong Chen, i punësuar në Apple në vitin 2018, i cili akuzohet se ka bërë foto dhe ka marrë mbi 2000 dosje elektronike që kanë të bëjnë me projektin në fjalë.

Vizitën e tij në Kinë pas marrjes së materialeve, ai e ka justifikuar me pretendimin se po shkonte të vizitonte të atin, i cili ishte i sëmurë në spital.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy