Orteku godet Crans-Montana në Zvicër, ekipet e shpëtimet kërkojnë për skiatorët e bllokuar nga dëbora

Orteku godet Crans-Montana në Zvicër, ekipet e shpëtimet kërkojnë për skiatorët e bllokuar nga dëbora

Të paktën katër persona janë plagosur, ndërsa një është në gjendje të rëndë, pasi një ortek goditi një vendpushim të skive të famshëm në Alpet Zvicerane.

Zyrtarët kanë konfirmuar se orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 me orën lokale.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për njerëz që dyshohet se janë zënë nga orteku, tha policia.

Imazhet në mediat sociale treguan një zonë të pjerrët që është goditur, por policia ende nuk ka konfirmuar vendndodhjen e saktë të operacioneve të shpëtimit.

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 200 persona nga ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, por policia thotë se ka munësi që të tjerë mund të jenë zënë nga bora.

Raportet në mediat lokale tregojnë se deri në 12 njerëz mund të jenë zënë poshtë nga orteku.

Qentë nuhatës dhe të paktën dy helikopterë shpëtimi thuhet se janë në vendngjarje.

Një gazetar lokal i cili ishte aty pranë në kohën e ortekëve ka ndar foto dhe videot në internet të cilat tregonin shkallën e incidentit.

Moti në këtë zonë është ngrohur ditët e fundit dhe ka bërë që dëbora të shkrihet.

Megjithatë, rreziku i ortekëve në rajon ishte caktuar vetëm në dy nga pesë të martën.

Vendpushimet e skijimit në Zvicër pritet të jenë më të frekuentuara se zakonisht këtë javë për shkak të pushimeve gjysmëvjetore të shkollës.

Vendpushimi zviceran do të organizojë dy gara të Kupës Botërore për femra këtë fundjavë.

Një numër telefoni i emergjence është vendosur për familjet që mendojnë se janë të përfshirë të afërmit e tyre në këtë incident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy