Aksidenti në Vlorë, Dervishi: Mungonte ndriçimi

Aksidenti në Vlorë, Dervishi: Mungonte ndriçimi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Uji i Ftohtë - ­Skelë, në Vlorë. Një makinë e tipit “BMV X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e Lungomares.

Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, thotë se rruga është në ndërtim dhe ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit. “Ky është një segment rrugor që prej gati 1 viti është në rikonstruksion. Kompania që po merret me rregullimin e rrugës është një firmë nënkontraktuale. Sipas informacioneve policore, gropa është hapur atë ditë, deri në orën 14 rruga ka qenë e devijuar. Është vendosur devijimi për të ndarë përgjegjësinë e palëve. Ndriçimi mungonte dhe nuk po e fshehim që mungonte, sepse jemi në një segment që është në ndërtim e sipër”, është shprehur Ervin Dervishi në emisionin “Opinion”. Nga ky aksident mbetën i plagosur drejtuesi Petro Bego, 21 vjeç, dhe ndërroi jetë pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy