Speciale/ Protestë ndaj politikës me art (VIDEO)

Speciale/ Protestë ndaj politikës me art (VIDEO)

Arti mund të jetë një zë opozitar dhe një ndër aktivistët më të fuqishëm kundër politikave të padrejta. Kjo frymë kritike mund të shfaqet në forma të ndryshme, një prej të cilave është përmes atij që quajmë arti urban. Pikërisht ky art urban i disa prej artistëve bashkëkohorë shqiptarë ka sjellë qasjen kritike të këtyre të fundit në një ekspozitë që quhet “Artivizëm”, e cila ka ardhur e kuruar nga “Art Kontakt”.

Por cilët janë disa prej këtyre artistëve dhe çfarë tregojnë ata përmes veprave të tyre?!

 “Pikturimet” e fasadave dhe “street art”

Një vend me të shkuar totalitariste dhe vendi më i izoluar në Evropë përgjatë shekullit XX, Shqipëria filloi të rindërtojë vetveten pas rënies së komunizmit në vitet ‘90. Një ndër gjërat që filloi të binte në sy në Tiranë gjatë vitit 2000 ishte mbulimi i fasadave të vjetra të ndërtesave me ngjyra të ndezura, si një mënyrë për të fshehur mjerimin e tyre. Ndërsa sot, vite më pas, duket se Tirana është shndërruar në një skenë shumë interesante të atij që njihet si arti i rrugës. Edhe pse pa një traditë të gjatë, krahasuar me vende të tjera në rajon, Tirana ka megjithatë një qasje të veçantë në këtë drejtim.

"Sputnik" ka dalë deri më tani në 13 numra dhe Zaloshnja tashmë është duke punuar për numrin 14 dhe 15 të tij.

Artistët “anonimë” të “Çetës”

Kështu “Sputnik” u pasua nga krijimi i një grupimi artistësh anonimë, që filloi të njihej si “Çeta”.

“Çeta” e filloi aktivitetin me veprën “Vojo Kushi është akoma gjallë”, mesazhi i së cilës është shumë i fortë. Piktura e famshme origjinale e Vojo Kushit mbi tank, që ndodhet në Galerinë e Arteve e paraqet Vojo Kushin me gjithë heroizimin dhe vetësakrifikimin e tij për idealet, ndërsa Vojo Kushi i Çetës shfaqej sipër një Jaguari qeveritar, tek targa e të cilit është targa e kryeminsitrit shqiptar.

Ndërkohë, pas veprës së Vojo Kushit, Çeta risolli apo ribëri edhe veprën e Mic Sokolit, sipas Zaloshnjës, në një vend specifik apo pikërisht në atë vend që duhej.

Një vepër tjetër e Çetës është edhe nënë Zylja.

Kjo vepër erdhi e inspiruar nga një film italian i bërë për revolucionin meksikan, ku Zhan Maria Volonte në rolin e një revolucionari kur bien disa monedha floriri në tokë i thërret një prej bashkëkombasve të vet: shok i dashur me këto lekë mos bli bukë, por bli dinamit.

Ndërsa një vepër që vërtet goditi Bashkinë më pas është portreti i Ardit Gjokajt, 17 vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrës dhe që punonte në të zezë, në një nga vendet që sipas Zaloshnjës, Veliaj e kishte propaganduar jashtë mase në një nga daljet e tij në fushatë, që do të kishte vende pune të rregullta dhe ku nuk do të lejoheshin minorenë.

Riluçe ose Rilindja e fashizmit PPP, është një vepër tjetër e këtij grupimi, ku portretizohet kryeministri Edi Rama i veshur me helmetën e Benito Musolinit.

Arti shqiptar i rrugës dhe vendet e rajonit

Por ku qëndron Shqipëria përsa i përket artit të rrugës në raport me vende të tjera të rajonit?!

Frymëzime nga Banksy?!

Ndërkohë çfarë mund të themi përsa i përket frymëzimit apo përqasjes që artistët e Çetës kanë marrë nga artistë të njohur si Banksy?!

Fatkeqësisht ngjan se nisma të tilla si "Çeta" në Shqipëri nuk janë shumë afatgjata. Tashmë "Çeta" nuk ekziston dhe nuk dihet nëse artistët do të arrijnë ta ringjallin atë apo një lëvizje të ngjashme me të.

Tirana, arti i rrugës “i institucionalizuar” nga Dekori

Ergini vëren se në fakt përsa i përket street art në Shqipëri ka një problem të vërtetë institucional, që ai e identifikon me qendrën e dekorit të Bashkisë.

Ai thekson se nuk është radikal sa të thotë që Dekori nuk duhet të ekzistojë pasi është në rolin e një artisti, por nuk duhet të ekzistojnë dy standarde.

Krijimi i street art dhe zgjatja e nismave të tilla është e vështirë edhe për shkak të trashëgimisë sonë totalitariste.  Sipas Zaloshnjës shqiptarët të mësuar me kulturën e masës ku nëpër mure duhej të ishin vetëm Parti Enver, më pas e zëvendësuan këtë kulturë me kulturën e konsumit, që erdhi në tranzicion e kapitalizëm dhe pak vend iu la shprehjes artistike. Ndërsa krahas kësaj është problem edhe mungesa e iniciativave. Ndërkohë ai sjell përvojnë e tij në këtë drejtim dhe tregon se ai përse vendosi të krijojë në atë që njihet si arti i rrugës.

Një udhëtim personal

ERGIN

Ndërkohë ai vetë krijoi një emër artistik të veçantë vetëm ëpr artin e rrugës, i cili ngjall shumë pyetje për ata që e dëgjojnë, Diversanti.

Por ndërkohë që artistët tentojnë të protestojnë me artin e tyre, eksperimenti i Çetës ngjan se provoi që arti nuk mund të jetë bashkëudhëtar me politikën.

 “Protestë” vetëm në Tiranë?!

Ndërkohë një tjetër gjë që vihet re është e arti i rrugës dhe këto lloj nismash janë të përqendruara thuajse krejtësisht në Tiranë.

Mund të themi se vendi i artit në hapësirën urbane në Shqipëri është shumë i institucionalizuar, për shkak edhe të së kaluarës komuniste, ku skulpturat dhe afresket murale ishin në shërbim të propagandës së regjimit. Por duket se drejtuesit e pushtetit vijojnë të drejtojnë me të njëjtin mentalitet.

Ndërkohë vlen për të theksuar se artistët, qoftë edhe në mënyrë individuale, por pse jo edhe të grupuar duhet të gjejnë forma të reja kreative si përgjigje ndaj artit të institucionalizuar. Arti urban dhe arti i rrugës duhet të vijojë si një përgjigje për të treguar kundërshtimin ndaj botës politike dhe veprimeve e vendimeve të padrejta në kurriz të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy