Abazi: Zona mes Durrësit dhe Kavajës, më problematikja për cilësinë e ujit. Ujërat e zeza të trajtohen para se të derdhen në det (VIDEO)

Abazi: Zona mes Durrësit dhe Kavajës, më problematikja për cilësinë e ujit. Ujërat e zeza të trajtohen para se të derdhen në det (VIDEO)

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët të ujërave të notimit me cilësi të shkëlqyer në Evropë.

 Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, vetëm 85% e ujërave të monitoruara në vend klasifikohen si me cilësi “të mirë”, ndërsa një pjesë e konsiderueshme mbetet në nivel të papranueshëm.

Në një intervistë për “MCN Live”, pedagogu i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Uran Abazi, deklaroi se zona më problematike për cilësinë e ujit është ajo mes Durrësit dhe Kavajës, kryesisht për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza të patrajtuara.

Raportet vjetore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit tregojnë për një përmirësim të lehtë, por problematikat vijojnë, sidomos në zonat me ngarkesë të madhe turistike. 

Edhe pse monitorimi kryhet sipas metodologjisë ndërkombëtare ISO dhe përfshin marrje mostrash në thellësi, shqetësimi kryesor mbetet mosfunksionimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. 

Në Durrës kemi një numër të madh pushuesish dhe një impiant që nuk funksionon siç duhet. Është shumë më e lehtë të ndërtosh një impiant, por shumë më e vështirë ta mirëmbash.

Zona mes Durrësit dhe Kavajës, vijon të jetë më problematikja për cilësinë e ujit.

Zona e Spillesë dhe më tej drejt jugut të vendit, ka ujëra me cilësi më të mirë. Lezha dhe Shëngjini raportohen me pak probleme, falë funksionimit të rregullt të impiantit lokal. Ndërkohë, në Vlorë, problemet paraqiten në zonën e shkollës së Marinës dhe te Plazhi i Vjetër, ku ka prani të ujërave të zeza dhe kanaleve të hapura.

Abazi theksoi se shumë hotele dhe restorante në vend vijojnë të derdhin ujërat e ndotura direkt në det për çfarë Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati i Shëndetësisë duhet të forcojnë kontrollet, sidomos në zonat deri në 200 metra nga bregu i detit, ku ligji kërkon që impiantet të jenë të detyrueshme.

Ka njësi buajtëse, hotele dhe restorante në vend që vijojnë të derdhin ujërat e ndotura direkt në det, duke mos zbatuar ligjin e miratuar në vitin 2023, që i detyron të gjitha njësitë akomoduese (hotele, bujtina, vila, restorante etj.) të kenë impiante të trajtimit të ujërave.

Ligji ekziston, por zbatimi është thuajse inekzistent. Në shumë zona bregdetare, nëse bën një verifikim të thjeshtë, gjen njësi akomoduese që, pavarësisht numrit të lartë të pushuesve, nuk kanë asnjë lloj sistemi filtrimi apo trajtimi.

Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati i Shëndetësisë duhet të forcojnë kontrollet, sidomos në zonat deri në 200 metra nga bregu i detit, ku ligji kërkon që impiantet të jenë të detyrueshme. 

Në zonat më të largëta lejohen edhe sisteme alternative si gropa septike, por ato gjithashtu duhen monitoruar.

Ka ardhur koha që autoritetet të ndërhyjnë seriozisht për të garantuar zbatimin e ligjit. Nuk mund të promovojmë turizëm, nëse nuk garantojmë standardet minimale të sigurisë dhe shëndetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy