Seriali “Squid Game” sjell fitime marramendëse për Netflix

Seriali “Squid Game” sjell fitime marramendëse për Netflix

Seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix, Squid Game vlerësohet të kapë vlerën e 900 milionë dollarëve.

Seriali me nëntë episode, në të cilin konkurrentët luajnë lojëra me pasoja vdekjeprurëse për të fituar miliona dollarë, u bë një hit ndërkombëtar kur filloi muajin e kaluar.

Seriali i cili kushtoi vetëm rreth 29 milionë dollar, i ka bërë njerëzit të shpenzojnë më shumë se 1.4 miliardë orë duke parë dramën. Sipas shifrave rreth 132 milionë njerëz panë të paktën dy minuta nga seriali në 23 ditët e para të saj.

Netflix vlerëson se 89 përqind e atyre që filluan Squid Game panë më shumë se një episod, ndërsa 66 përqind, ose 87 milionë shikues e ndoqën të gjithë serialin në 23 ditët e para. Aksionet në Netflix janë rritur në vlerë me gati shtatë përqind që nga debutimi i serialit në 17 Shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy