
“Rusia po fsheh mijëra njerëz të vrarë në Mariupol”. Është kjo akuza e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kthehet në një intervistë me transmetuesin turk Haberturk TV të cituar nga Guardian
Unë mendoj se Rusia ka frikë se nëse ne mund të dërgojmë ndihma humanitare në Mariupol, atëherë e gjithë bota do të jetë në gjendje të shohë se çfarë po ndodh. Rusia nuk dëshiron që asgjë të shihet përpara se të marrin kontrollin e qytetit, përpara se ta pastrojnë atë. Mariupol është ferr për momentin. Mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur. Numri i tyre po rritet çdo ditë dhe ne nuk kemi një llogari të saktë. Ata po mundohen ta fshehin situatën, në këtë rast po mundohen të pengojnë ardhjen e ndihmave humanitare. Por ata nuk do të jenë në gjendje të fshehin gjithçka, nuk do të jenë në gjendje të fshehin mijëra njerëz. Bota e ka parë situatën reale. Ajo që i është bërë Ukrainës është parë.
Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rikthyer punën e kompanive lokale, aktivitetet tregtare dhe për të rivendosur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në territorin e sigurt dhe ku është e mundur të punohet.



